Lajme

Haradinaj shpreson që në këtë vjeshtë të liberalizohen vizat për Kosovën

07/19/2022 11:29
nga:Q R

Ramush Haradinaj nga radhët e AAK-së, vlerëson se hapja e negociatave shënon një moment historik për Shqipërinë dhe shqiptarët, shkruan GazetaBlic.

Ai përmes një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se “Dua të besoj fuqishëm se një hap i tillë e shkurton rrugën e integrimit edhe të Kosovës dhe Bosnjës, me çka do të përmbyllej projekti i përfshirjes së Ballkanit Perëndimor në familjen e madhe evropiane”

Derisa, thotë se shpreson që hapi i parë, drejt këtij integrimi të ndodh në këtë vjeshtë me liberalizimin e vizave për Kosovën

Shkrimi i plotë i tij:

Shqipëria sot hyn në rresht me botën demokratike perëndimore. Hapja e negociatave shënon një moment historik për Shqipërinë dhe shqiptarët, siç është datë historike edhe për Maqedoninë e Veriut dhe qytetarët e saj.
Dua të besoj fuqishëm se një hap i tillë e shkurton rrugën e integrimit edhe të Kosovës dhe Bosnjës, me çka do të përmbyllej projekti i përfshirjes së Ballkanit Perëndimor në familjen e madhe evropiane.
Shpresojmë që hapi i parë, drejt këtij integrimi të ndodh në këtë vjeshtë me liberalizimin e vizave për Kosovën.