Lajme

Haradinaj shpreh shqetësimin e tij për tërmetin në Japoni

01/02/2024 18:12
nga:E K

Një sërë tërmetesh të fuqishme që goditën perëndimin e Japonisë kanë lënë të vdekur të paktën 55 persona dhe kanë dëmtuar mijëra ndërtesa, makina dhe anije.

Ky tërmet e ka shqetësuar edhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Me shqetësim e mora lajmin për tërmetin 7.6 ballësh që ka goditur shtetin mik dhe aleat të Japonisë. Mbes me shpresë që fatkeqësia e ndodhur të kalojë me sa më pak dëme. Mendja jonë është me popullin dhe shtetin japonez!”, shkroi Haradinaj në Facebook.

Autoritetet në Japoni më 2 janar u bënë thirrje njerëzve në disa zona që të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të rrezikut se vendi mund të goditet nga tërmete të tjera të fuqishme.