Lajme

Haradinaj shkon për ngushëllime në familjen Salihu në Batushë të Gjakovës- Ndarja e parakoshme e Blerimit na preku të gjithëve

06/19/2026 11:44
nga:Y I

Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkuar sot për ngushëllime në familjen atdhetare Salihu në Batushë të Gjakovës pas ndarjes së parakohshme nga jeta të Blerimit, djalit të Heroit të Kombit Jashar Salihu.

“Ndarja e parakoshme e Blerimit, djalit të Heroit të Kombit dhe bashkëluftëtarit Jashar Salihu, na preku të gjithëve. Blerimi ishte një djalë i edukuar, i cili edhe pa praninë fizike të babait të tij hero, u rrit me vlerat dhe lavdinë që la pas Jashari” tha Haradinaj në telegramin e ngushëllimit.

Po ashtu Haradinaj ka shkuar për ngushëllime edhe në Junik pas ndarjes nga jeta të mësimdhënësit Sinan Shehu.

“Në Junik, ndamë dhimbjen me familjen Shehu, pas ndarjes nga jeta të mësimdhënësit Sinan Shehu. Si një mësues i përkushtuar, ai edukoi breza të tërë me atdhedashuri, dije dhe vlera të larta njerëzore, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në shërbim të arsimit dhe atdheut”.

Njoftimi i plotë: