Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kritikuar ashpër Shkëlzen Gashin pas ekspozitës për krimet e luftës të prezantuar në shesh në të cilën u panë pasaktësi në numrat e viktimave.
Haradinaj ka thënë se kjo nuk është hera e parë që Gashi e ofendon UÇK-në, ndërsa tha se një gjë të tillë e ka bërë vazhdimisht përmes mekanizmave shtetërore të udhëhequr nga VV-ja, dhe se tani po fyen edhe viktimat e luftës.
“Ekspozitat e tilla, me vetëdije, kanë për qëllim amnistimin e krimeve makabre të shtetit gjenocidal serb në Kosovë. Nuk është hera e parë që ky autor, përmes mekanizmave shtetërorë të udhëhequr nga partia në pushtet, ofendon UÇK-në, e tash fyen edhe viktimat e lufës. Këto veprime janë të papranueshme, janë një fyerje e rëndë për kujtesën kolektive dhe sakrificën e popullit të Kosovës. Shtrembërimi i tillë i fakteve nuk është asgjë tjetër më pak sesa agjendë e Serbisë” shkruan Haradinaj raporton “Gazeta Blic”.
Reagimi i plotë:


