Lajme

Haradinaj: Shkarkimi arbitrar i ambasadorëve, precedent i rrezikshëm!

05/21/2021 21:00
nga:M K

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se shkarkimi i ambasadorëve nga ministrja Gërvalla është një precedent i rrezikshëm.

“Blic Interview me Astrit Gashin”, Haradinaj tha se para se të shkarkoheshin ata, duhej zëvendësuar me të rinjtë, pasi në disa vende jemi pa ambasadorë, përcjell GazetaBlic.

“Është gabim për të ndërhyrë në çështjen e ambasadorëve, e të qëndrojmë pa ambasadorë në Uashington, Bruksel e Berlin. Fillimisht duhet gjetur zëvendësuesit. Këta janë politikë, por janë emëruar në përputhje me ligjin”, tha ndër të tjera ai.

LEXO EDHE:

Haradinaj: Deklaratat e Kurtit për kriminelët e luftës, akt tradhtie!

/GazetaBlic/