Lajme

Haradinaj: Serbia e poshtëroi bashkësinë ndërkombëtare, të hapet ura e Ibri

06/12/2024 10:58
nga:N K

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se përgjigja më e mirë e Kosovës dhe e vendeve të QUINT-it ndaj Serbisë është të hapej ura e Ibrit në Mitrovicë. Ai në Facebook ka shkruar se Serbia e ka poshtëruar bashkësinë ndërkombëtare dy herë brenda javës “me të ashtuquajturin ‘Kuvendin gjithëserb’.

“Brenda një jave Serbia dy herë poshtëroi Bashkësinë Ndërkombëtare dhe Quintin me të ashtuquajturin ‘Kuvendi gjithëserb’, ku u dhanë deklarata mesjetare e po ashtu edhe Vulin me deklaratat e tij mesjetare të cilat bien ndesh me thirrjet ndërkombëtare për stabilitet në Ballkanin Perëndimor. Bashkësia Ndërkombëtare dhe Kosova përgjigjen më të mirë do t’ia jepte Vulinit dhe të gjithëve me mendësi të tillë, me hapjen e Urës së Ibrit”, ka thënë kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.