Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Ditën e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës në Kosovë, më 14 prill, raporton GazetaBlic.
Ai theksoi se krimet makabre serbe kanë lënë plagë të thella në shoqëri, duke nënvizuar rrëfimet rrënqethëse të mijëra të mbijetuarve si dëshmi të agresionit serb.
Haradinaj kërkoi që Serbia të mbahet përgjegjëse në çdo instancë ndërkombëtare për këto krime.
E plotë:
Krimet makabre serbe në Kosovë rënduan mbi çdo kënd dhe çdo gjë. 14 Prilli shënon Ditën e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Mijëra jetë të rrënuara, por gjithashtu mijëra jetë të mbijetuara mbi këtë plagë të rëndë. Historitë rrënqethëse të gjithsecilit janë dëshmi të agresionit për të cilin Serbia duhet të dënohet në çdo instancë.