Lajme

Haradinaj: Secilit që dha nga jeta e tij për Atdheun dhe lirinë, faleminderit

03/24/2022 14:06
nga:Donika Fetahu

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar dëshmorët  Gazmendin, Himën e Agronin, të cilët sot 23 vite më parë u vranë nga regjimi serb, raporton GazetaBlic.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Haradinaj falenderoi secilin që dha jetën e tij për atdhe dhe liri, si dhe  Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Të rënëve dhe secilit që dha nga jeta e tij për Atdheun dhe lirinë, faleminderit.
Aleatëve tanë, të prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, faleminderit.
Faleminderit përjetësisht!”, u shpreh Haradinaj.
Postimi i plotë: