Lajme

Haradinaj: Se Istogu me rrethinë – bukur shpesh e ka dridhë Serbinë

17 ditë më parë
nga:G B

Kandidati për kryeministër nga AAK, Ramush Haradinaj, ka thënë se Istogu me rrethinë – bukur shpesh e ka dridhë Serbinë, raporton Gazeta Blic.

Ai nga tubimi në Istog, ka thënë se “nga toka e pasur e Istogut do të rritet një Kosovë për të gjithë, e zhvilluar dhe e sigurt”.

“Ju paça Istog”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i tij i plotë:

Se Istogu me rrethinë – bukur shpesh e ka dridhë Serbinë

E jo vetëm, por edhe të gjithë ata që më qëllime të këqija i vërsulen Atdheut tonë.

Nga toka e pasur e Istogut do të rritet një Kosovë për të gjithë, e zhvilluar dhe e sigurt. Numri kaq i madh i juaj është garanci për këtë objektiv.

Ju paça Istog!

Për Kosovën Fituese 137!