Në 24-vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës, me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka deklaruar se mobilizimi ndërkombëtar ndaj popullit kosovar synonte lirinë e shtetit dhe jo vetëm.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se rreshtimi i NATO-s me në krye me ShBA-të përkrah UÇK-së paraqet një dëshmi të pastërtisë së luftës çlirimtare në Kosovë.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka deklaruar se mobilizimi ndërkombëtar ndaj popullit kosovar synonte lirinë e shtetit dhe jo vetëm.
“24 vjet më parë në Kumanovë u nënshkrua marrëveshja e cila përfundimisht i dha vulë të drejtës sonë për të jetuar në liri duke i dhënë fund regjimit serb në Kosovë dhe spastrimit etnik si qëllim thelbësor i Millosheviqit. Rreshtimi i NATO-s me në krye me ShBA-të krah UÇK-së, është konfirmim i pastërtisë së luftës sonë çlirimtare. Mobilizimi i botës demokratike për t’i dalë në krah popullit të Kosovës që synim shekullor kishte lirinë, ishin vendimtare për lirinë dhe sot shtetin tone”, ka shkruar ai.
Tutje, kryetari Haradinaj ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj aleatëve ndërkombëtar.
“Populli i Kosovës do të jetë gjithmonë mirënjohës ndaj aleatëve tanë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Shqiptarët përjetësisht i janë falënderuese Amerikës për secilën etapë të historisë sonë!”, ka shkruar ai.
Kurti: Kosova duhet të përballet me ekstremistët që besojnë në një “botë serbe”


