Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime pas sulmit tragjik në një shkollë në Graz të Austrisë, ku humbën jetën dhjetë persona, përfshirë një të mitur nga Kosova, raporton GazetaBlic.
“Bashkëndjej me qytetarët austriakë dhe qëndroj pranë familjeve të viktimave. Lutemi për ta në këtë ditë të vështirë,” ka shkruar Haradinaj.
E plotë:
Bashkëndjej me qytetarët austriakë për sulmin tragjik që ndodhi në shkollë në Graz të Austrisë, ku humbën jetën dhjetë persona, në mesin tyre edhe një e mitur nga Kosova.
Qëndrojmë pranë familjeve të viktimave dhe lutemi për ta në këtë ditë të vështirë.


