Lajme

Haradinaj reagon pas sulmit ndaj Valon Sylës: Fjala e lirë është garancë e demokracisë

04/12/2023 08:35
nga:Genita C

Gazetari i njohur Valon Syla, është sulumar mbrëmë pas emisionit televiziv nga tre persona.

Sulmin ndaj tij e ka quajtur të papranueshëm dhe akt qyqar, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj.

Ai ju bëri thirrje organeve të rendit që ta zbardhin këtë rast, pasi fjala e lirë është garancë e demokracisë në një shoqërie.

“I papranueshëm sulmi qyqar ndaj gazetarit Valon Syla! Apeloj tek organet e rendit që të zbardhin rastin dhe uroj të jetë i fundit! Fjala e lirë është garancë e demokracisë në një shoqëri që aspiron një të ardhme të sigurt”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

AGK dënon ashpër sulmin ndaj Valon Sylës, kërkon hetime urgjente