Lajme

Haradinaj reagon ashpër ndaj Kurtit: Çka po të ngutet, a po do me çdo kusht ta rrezikosh veriun – ndalu se e more në qafë popullin

12/06/2022 16:45
nga:G B

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurti, të cilin e ka pyetur se pse po ngutet me të gjitha planet, duke provuar të ketë zgjedhje fiktive ne vëri e duke emëruar ministra me urgjencë, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se po e nxjerr Kosovën gjithmonë humbëse, duke e pyetur se a do me çdo kusht ta rrezikojë veriun.

Ai ka kërkuar që të ndalet, pasi po e merr në qafë popullin.

Postimi i tij i plotë:

Çka po të ngutet o Albin Kurti me krejt planet, punët e veprimet që po i bën, qoftë duke provuar zgjedhje fiktive në veri, qoftë duke emëruar ministra me urgjencë, qoftë duke kundërshtuar tabela… e gjithmonë duke u tërhequr si dje e si sot e duke e nxjerrë Kosovën humbëse!

Ku ia ke qitë hesapin, a po don me çdo kusht me e rreziku veriun, apo je i padijshëm e s’po ka kush me të mësu!

Ndalu se don me e marrë në qafë këtë vend e këtë popull!