Lajme

Daut Haradinaj: Qeverisja e ardhshme do të jetë në shërbim të fermerëve

09/01/2021 17:06
nga:Y I

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka vazhduar takimet me fermerë të kryeqytetit, raporton Gazeta Blic.

Haradinaj ka thënë se viset rurale të kryeqytetit kanë potencial të madh për rritjen e mirëqenies dhe zhvillimit ekonomik.

“Qeverisja e ardhshme do të jetë në shërbim të fermerëve, përmes subvencioneve për rendimente, makineri dhe derivate” shkruan Haradinaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Viset rurale të kryeqytetit kanë potencial të madh për rritjen e mirëqenies dhe zhvillimit ekonomik. Qeverisja e ardhshme do të jetë në shërbim të fermerëve, përmes subvencioneve për rendimente, makineri dhe derivate.

#eparaPrishtina

#punamarë