Lajme

Haradinaj: Qeveria Kurti po i dënon diasporën në mënyrën më të keqe, po presin me orë të tëra në kufi!

12/24/2021 10:44
nga:Y I

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur në seancën plenare në lidhje me ardhjen e mërgimtarëve dhe masave anti Covid që janë në fuqi, raporton Gazeta Blic.

Haradinaj ka thënë se Qeveria Kurti po i dënon mërgimtarët në mënyrën më të keqe të mundshme.

“Kjo Qeveri, diasporën që i ka votu, po i dënon në mënyrën më të keqe duke qëndruar me orë të gjata në kufi. Po iu pamundësohet qëndrimi me orën policore. E lus ministrin e Shëndetësisë që t’i tregojë kryeministrit se ora policore nuk aplikohet askund në botë që ka kufizime përshkak të pandemisë. Nxitoni ta merrni këtë vendim para festave dhe për sa kohë janë diaspora në Kosovë” tha Haradinaj në Kuvend raporton Gazeta Blic.

Ndiqni LIVE në Gazeta Blic seancën plenare: