Lajme

Haradinaj: Qeveria Kurti nuk do të zgjasë shumë

07/27/2021 21:02
nga:Q R

Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj ka thënë se dyshimet e tij për qeverinë e Albin Kurtit tashmë janë vërtetuar.

Haradinaj, thotë se është vërtetuar që tashmë Albin Kurti është mashtrues.

Ai thotë se premtimet për dialogun, reciprocitetin e shumë çështje tjera kanë dalë të jenë mashtrim, për çka sipas tij e bëjnë Kurtin mashtrues.

“Populli i Kosovës do ta ketë të vështirë të qeveriset nga një qeveri e tillë. Kjo qeveri nuk do të zgjasë shumë”, tha ai në RtvDukagjin.

 

Nisen për në Kosovë trupat e pajetë të mërgimtarëve që vdiqën nga aksidenti në Kroaci