Lajme

Haradinaj: Qeveria Kurti, degraduese e raporteve Kosovë – SHBA

11/05/2021 20:57
nga:M K

Kreu i AAK-së, ka hedhur akuza të shumta nga Qeverisë aktuale, që sipas të cilit, është fajtorja kryesore e degradimit të raporteve Kosovë – SHBA.

Tutje përmes një komunikate të publikuar në rrjetet sociale, Haradinaj ka ftuar Kurtin të lirohet nga politikat dhe veprimet për llogari të interesave të ngushta dhe agjendave e projeksioneve që synojnë zbehjen e rolit amerikan në Kosovë e rajon, përcjell GazetaBlic.

“Asnjëherë nuk do ta lejojmë shndërrimin e Kosovës në laborator të eksperimenteve neo-komuniste evropiane që kryeqendër e kanë Moskën dhe qëllim parësor e kanë zbehjen e prezencës dhe rolit të ShBA-ve në Kosovë, rajon e më gjerë”, ka shkruar mes tjerash Haradinaj.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

/GazetaBlic/