Lajme

Haradinaj: Qëndresa e familjes heroike Jashari përmbysi shekujt e robërisë!

03/06/2026 10:32
nga:Y I

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, së bashku me bashkëpunëtorë kanë bërë sot homazhe në Prekaz.

Haradinaj tha se epopeja e UÇK-së na kujton përpjekjet për liri ndër shekuj, bashkëluftëtarët e rënë dhe se edhe ëndrrat më të mëdha bëhen realitet kur je i vendosur dhe në të drejtën e Zotit.

“Në Prekazin e Komandantit Legjendar Adem Jashari përulemi para sakrificës më sublime për liri dhe përkujtojmë qëndresën heroike që u bë themel i shtetit tonë.Familja heroike Jashari, në krye me Komandantin Legjendar Adem Jashari, nuk u përkul para shtypjes dhe okupimit. Qëndresa e tyre përmbysi shekujt e robërisë dhe mbeti përjetësisht në kujtesën e kombit si një rast unik i flijimit për lirinë e atdheut” shkruan Haradinaj raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë: