Në interpelancën e sotme në Kuvend me kryeministrin Albin Kurti, kreu i AAK-së Ramush Haradinaj pyeti Kurtin se kur do ta kthej normalitetin e veriut.
Haradinaj theksoi se rezoluta e AAK-së në Kuvend është ta ndihmoj vendin e jo pushtetin.
“Në një situatë si kjo është e dhimbshme marrim si përgjigje demagogjin përmes folësve të pushtetit. Arsyeja e rezolutës në kuvend është me ndihmuar këtë vend jo kryeministrin, e pabesueshme në kjo situata si kjo marrim përgjigje me demagogji nuk i bënë mirë vendit. Pse kryeministër ke refuzuar kërkesën amerikane deri në marrëveshje? Si ke me e kthyer normalitetin ti me këta deputet e tu situatën në veri, nëse vazhdon me demagogji opozita nuk mundet me të ndihmuar”, theksoi Haradinaj.


