Lajme

Haradinaj pyet Kurtin: Kryeministër a e ki në prioritet Ligjin e Pagave?

12/14/2021 15:16
nga:N M

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka hedhur kritika të ashpra ndaj Qeverisë Kurti sa i përket Ligjit të Pagave.

Sipas tij, në një situatë si kjo të një ligji për të cilin ka dhënë një vendim Gjykata Kushtetuese me këtë gjendje është mjaftë e thjeshtë se si duhet veprua nëse ka vullnet politik, raporton FrontOnline.

“Shqetësimi është këtu pse një ligji si ky nuk po i jepet një prioritet. Sikurse Qeveria Kurti ta kishin nxjerrë këtë ligj si prioritet ky ligj do të ishte i miratuar në këtë vit dhe pagat do ti kishin marrë në bazë të këtij ligji”, është shprehur Haradinaj.

Ai, ka pasur edhe një pyetje për kryeministrin Haradinaj.

“Kryeministër a e ki në prioritet, ketë ligj, a e kupton se ky ligj është i rëndësishëm dhe ka të bëjë me sektorin publik. Pra, nëse e keni me prioritet atëherë urdhëroni ti kryejmë etapat që parashihen”, ka deklaruar ai.

Kusari-Lila: Ligji për pagat nuk duhet të diskutohet nën presion