Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka ndarë në Facebook një fotografi me një vogëlushe e cila sipas Haradinajt ka ardhur në spital që ta shoh nënën e saj që është prekur nga helmimi në Deçan.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi shëndetësor, qytetarëve po u duhet që vet t’i blejnë ilaçet.
Haradinaj ka bërë thirrje tek qeveria e Kosovës që të ndihmojë në këtë situatë, dhe të mos dalë në deklarata të bukura e konferenca.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Alvesa e vogël ka ardhur të shoh nënën e saj të prekur nga helmimi. Megjithë përpjekjet titanike të personelit mjekësor në QKMF për të ofruar ndihmën e parë për secilin, qytetarët duhet të blejnë vet ilaçet. Ata kanë nevojë për ndihmë nga shteti e jo për deklarata të bukura e konferenca!.