Lajme

Haradinaj: Protesta e 1 tetorit, nisja e një lëvizje që do të çonte në ndryshime të mëdha

10/01/2024 10:27
nga:Sh R

Këtë të hënë, mbushen 27 vjet nga protestat e Lëvizjes Studentore që u mbajtën më 1 tetor 1997.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës [AAK], Ramush Haradinaj ka thënë se 1 tetori shënon moment historik në të cilin rinia dhe profesorët Universitet të Prishtinës u “bën simbol i rezistencës ndaj padrejtësive dhe shtypjeve ndaj shqiptarëve.

Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se kjo protestë ishte nisja e një lëvizje për ndryshime të mëdha.

“1 tetori 1997 shënon një moment historik në të cilin rinia studentore dhe profesorët e Universitetit të Prishtinës u bënë simbol i rezistencës ndaj padrejtësive dhe shtypjes ndaj shqiptarëve. Atë ditë, ata sfiduan regjimin shtypës dhe kërkuan të drejtat themelore, duke ndezur kështu flakën e një lëvizjeje që do të çonte drejt ndryshimeve të mëdha. Ky akt guximtar jo vetëm që paralajmëroi një epokë të re, por gjithashtu forcoi vendosmërinë e popullit shqiptar për luftë drejt lirisë dhe pavarësisë”, shkroi Haradinaj.