Lajme

Haradinaj propozon krijimin me ligj të një fondi për forcimin e Ushtrisë

12/18/2021 19:51
nga:M K

Kryetari i AAK-së, njëherit ish – kryeministër i Kosovës, Ramush Haradinaj ka propozuar krijimin e një fondi i cili do i dedikohej ekskluzivisht forcimit të Ushtrisë së Kosovës.

Haradinaj tha se forcimi i vazhdueshëm i Ushtrisë së Kosovës duhet të jetë synim i përhershëm. Sipas tij, buxheti i tanishëm prej 100 milionë eurosh nuk mjafton që të kemi një ushtri të aftë për mbrojtje ndaj agresorëve të mundshëm.

Sipas Haradinajt, këtij fondi do t’i paraprijë fillimisht votimi i një ligji në Kuvendin e Kosovës, me të cilin do të legjitimohej krijimi i këtij fondi. Haradinaj tha sa në këtë fond do të mundësohej donacione nga të gjithë shqiptarët kudo që janë, në trojet e veta etnike apo diasporë.

“Duhet ta rrisim fuqinë tonë mbrojtëse. 100 milionë në vit nuk mjaftojnë për një ushtri të fortë, që na mbronë e që na bën të barabartë me të tjeret’, u shpreh Haradinaj.

Tutje, Haradinaj u shpreh se me buxhetin ekzistues, mbesim me dekada mrapa ndaj atyre qe na rrezikojnë. Ndër të tjera ai propozoi që Kosova dhe Shqiperia ta vendosin një marrëveshje apo një pakt për mbrojtje të ndêrsjellë ushtarake.

“Kuvendi i Kosoves duhet të nxjerr një ligj për një fond për ndihmë ndaj Ushtrisë së Kosovës. Për donacione të shqiptarëve kudo që janë, në trojet e veta etnike apo në diasporë, për Ushtrinë e Kosovës. Pra një ligj që është transparent dhe që i mundëson Ministrisë së Mbrojtjes, për cdo vit rritjen e buxhetit për Ushtrinë. Pra rritjen e teknikës ushtarake”, shtoi ai.

Sipas Haradinajt, me kapacitetet ekzistuese që i ka Ushtria e Kosovës, është e pamundur të jetë e barabartë ndaj atyre që e cenojnë sovranitetin w vendi

“Për të mundur të barazohet Kosova me agresorin tonë te djeshem, për ta arritur gjendjen e nivelit të fuqisë ushtarake, Ushtrisë së Kosovës duhen 10 milardë euro buxhet. 100 milionë euro në vit nuk janë të mjaftueshme as për mirëmbajtjen e gjendjes ekzistuese e as për rritjen e kapaciteve ushtarake në nivelin që është e nevojshme.

“E them këtë për shkak se Kosova nuk duhet ta ketë më brengë sigurinë e saj. Siguria kur ta jep tjetri nuk është e jotja. Ne jemi përjetësisht falëndërues dhe mirënjohës Amerikes dhe NATO-s për ndihmën që na kanë dhënë dhe që vazhdojnë ta japin për vendin tonë”, u shpreh Haradinaj.

“Ne nuk jemi rastesisht ata që kemi mbijetuar ne tokat tona dhe jemi ende këtu. Jemi falë burrave të zotë që kishim. Edhe sot nuk po ankohemi per djem e burra të zotë. Ushtria jonë, kadetët dhe oficerët tonë janë ndêr më të mirët në botë. Kudo që shkojnë, në secilën akademi ushtarake marrin çmimet më të larta sa i përket profesionalizmit, por sa i përket teknikës, paisjeve dhe aspekteve tjera që e bëjnë barazimin ushtarak, fatkeqësisht jemi vonë për shkak që ja kemi nisur vonë. Jemi ushtri e re prandaj duhet ta nxjerrim një ligj ne Kuvend për krijimin.

“Të krijojmë një fond me ligj i cili i dedikohet forcimit të Ushtrisë së Kosovës. Me këtë fond secili shqiptar e mik i shqiptarëve ia mundëson Kosovës aftësinë për mbrojtje nga agresori”, përfundoi Haradinaj.