Lajme

Haradinaj: 200 grante dhe kredi pa interes çdo vit për bizneset e reja të udhëhequra nga gratë

12/29/2024 19:59
nga:G B

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se kanë plan konkret për fuqizimin ekonomik të grave.

Haradinaj në një takim me strukturat udhëheqëse të grave të Aleancës në Rahovec ka thënë se angazhimi i grave në politikë është thelbësor për demokracinë.

Mobilizimi i grave në politikë është thelbësor për demokracinë tonë dhe AAK do të vazhdojë të jetë platformë e fuqishme për zërin dhe kontributin e tyre në shërbim të qytetarëve.

“Programi ynë për fuqizimin ekonomik të grave është konkret dhe i matshëm: – 200 grante dhe kredi pa interes çdo vit për bizneset e reja të udhëhequra nga gratë; – platformë online për 1000 sipërmarrëse;- ⁠subvencione për lehonat;- reforma për orar fleksibil pune dhe rritje të numrit të çerdheve publike”, ka shkruar Haradinaj.