Lajme

Haradinaj: Procesi zgjedhor po shkon shumë mirë, dalja është e kënaqshme

12/28/2025 16:18
nga:Genita C

Kryetari i AAK-së, në një konferencë për media, tha se procesi zgjedhor po shkon shumë mirë në të gjithë vendin, duke deklaruar se dalja deri më tani është e kënaqshme.

Po ashtu, ai u bëri thirrje qytetarëve që nuk e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës, të dalin dhe të votojnë.

“Procesi zgjedhor po shkon shumë mirë në të gjithë vendin, dalja është e kënaqshme. Kam kënaqësinë të ftoj të gjithë ta shfrytëzojnë të drejtën e votës ju që nuk keni votuar. Përfaqësoni veten tek kutia e votimit”, u shpreh kandidati për kryeministër.

Pos tjerash, Haradinaj tha se ndërprerjet e energjisë elektrike është shqetësuese, për të cilën i bëri thirrje KEDS-it për punë intensive.

“I uroj Kosovës këto zgjedhje kaq të mira”, tha ai ndër të tjera.