Ish-luftëtari dhe ish-gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Nasim Haradinaj, ka kritikuar Gjykatën Speciale në Hagë, duke e quajtur procesin një përpjekje për kriminalizimin e historisë së Kosovës dhe udhëheqësve të saj.
Haradinaj tha se në këtë gjykim po dënohet edhe figura e ish-presidentit Ibrahim Rugova, për shkak se në Rambuje kishte pranuar që Hashim Thaçi të drejtonte palën shqiptare.
Sipas tij, nëse Thaçi konsiderohet kriminel, kjo i vë hije të zezë edhe Rugovës dhe vetë shtetësisë së Kosovës.
“Në ketë gjykim, në ketë gjykatë është duke u dënuar bash Ibrahim Rugova, bashkë me këta. Sepse Ibrahim Rugova në mbledhjen e Rambujes pranon ta qet ne krye të grupit Hashim Thacin. Dhe nëse ky person na del kriminel, Ibrahim Rugova kriminalizohet. Dhe kriminalizohet Kosovës. Dhe pas ky shtet i vyen vetëm kriminelëve.
Kjo gjykatë po tenton të na ulë si dy palë të kriminalizuara në tavolinë. Për të manipuluar më lehtë dhe për t’i bërë pazaret me lehtë. Dhe i rritë joshjet serbe, jo vetëm narrativen, se rinia e tyre kanë të drejtë të zbulojnë në kërkim falje për bombardime, me këqyrë edhe një herë a ka pas të drejtë Kosova të bëhet shtet, ta rishqyrtojnë vendimin e GJND-së.
Por, dëmi më i madh ka me qenë ë na, te brezat e ri, se ku do ta kenë motivin nëse nesër na duhet ta mbrojnë vendin tonë, cili është moti i çlirimtarit dhe patriotit”, ka thënë Haradinaj në Debat Plus.


