Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar udhëheqjen e Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, të kryesuar nga Daut Tishuku, duke promovuar programin qeverisës të partisë së tij, raporton GazetaBlic.
Ky program përmban masa konkrete për përmirësimin e jetës së komunitetit të verbër, si rritja e pensioneve dhe përshtatja e infrastrukturës për nevojat e tyre.
Haradinaj ka theksuar se Kosova e tij synon të jetë një vend ku çdo qytetar ka mundësi të barabarta dhe dinjitet të plotë, duke përfshirë subvencionimin e sipërmarrësve të verbër dhe integrimin e shkrimit Braille në hapësirat publike.