Lajme

Haradinaj prezanton investimet në turizmin malor dhe sportet dimërore

01/30/2025 11:38
nga:N K

Kandidati për kryeministër nga koalicioni për “Kosovën Fituese”, Ramush Haradinaj ka prezantuar investimet në turizmin malor dhe sportet dimërore, shkruan GazetaBlic.

Haradinaj përmes një postimi ka thënë se Kosova do të bëhet me 4 qendra të turizmit malor dhe sporteve dimërore.

Sipas tij përmes partneritetit publiko-privat, brenda mandatit qeverisës, projektet e mëdha me top prioritet janë:

1. Bjeshkët e Sharrit- Brezovicë – vlera e investimeve 400 milion euro

2. Bjeshkët e Nemuna – Bogë / Rugovë – vlera e investimeve 60 milion euro.

3. Bjeshkët e Nemuna – Bjeshka Belegut – vlera e investimit 20 milion euro

4. Bjeshkët e Sharrit – Brod – vlera e investimeve 20 milion euro.