Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në zyrat e partisë Përfaqësuesin e Posaçëm të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestås Mathisen, i shoqëruar nga zyrtarë norvegjezë dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, raporton GazetaBlic.
Në takim u diskutua për zhvillimet në Kosovë dhe rajon, integrimin euroatlantik si dhe nevojën për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë.
Haradinaj shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme norvegjeze ndaj paqes dhe stabilitetit në Ballkan.
Postimi i plotë:
Sot pata kënaqësinë të mirëpres në zyrat e Aleancës Përfaqësuesin e Posaçëm të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, z. Eirik Nestås Mathisen, i shoqëruar nga z. Fredrik Onstad, këshilltar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, dhe z. Armend Mehaj, ish-ministër i Mbrojtjes në Kosovë.
Diskutuam për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon, për perspektivën euroatlantike, si dhe për nevojën e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë.
Norvegjia ka qenë historikisht një mbështetëse e fuqishme e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe një partnere e rëndësishme për Kosovën në shumë fusha.
Mirënjohës për angazhimin e z. Mathisen dhe për përkushtimin e shtetit norvegjez ndaj Kosovës.


