Lajme

Haradinaj pret në takim delegacionin austriak, diskutojnë për situatën në veri

06/20/2023 13:33
nga:N M

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në selinë qendrore të Aleancës ka pritur delegacionin nga Parlamenti i Austrisë, i përbërë nga deputetët anëtarë të grupit të miqësisë Austri-Kosovë.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka thënë se gjatë këtij takimi është diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe hapat e mëtutjeshëm për depërshkallëzim të situatës në veri.

“Në takim biseduam për zhvillimet politike në vend, ku ndamë shqetësimin e përbashkët për situatën e krijuar në veri të vendit. Biseduam edhe për hapat e mëtejmë për depërshkallëzimit të situatës dhe zbatimin sa më parë të Marrëveshjes së Ohrit”, shkroi Haradinaj.

“Kokëfortësia e Albin Kurtit” / Gjithçka që ndodhi në ‘ftohjen’ e raporteve me Amerikën