Ramush Haradinaj theksoi se partneriteti i Kosovës me SHBA-të është i përhershëm dhe strategjik, duke u shprehur se takimet e tij të fundit me kongresistë, senatorë, dhe institucione të tjera amerikane janë dëshmi e këtij angazhimi, raporton GazetaBlic.
Ai gjithashtu theksoi se ka pranuar një letër nga kongresisti Zach Nunn, e cila pasqyron forcimin e marrëdhënieve mes dy popujve.
Haradinaj vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera me shtetin e Iowa-s, veçanërisht për mbështetje në themelimin e Ushtrisë së Kosovës dhe trajnimin e ushtrisë.
Ai e përsëriti se anëtarësimi në NATO mbetet prioriteti dhe misioni i tij politik dhe jetësor.


