Lajme

Haradinaj: Populli i Kosovës është mirënjohës për kontributin e Ahtisaarit

1 vitë më parë
nga:N K

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur i pikëlluar për vdekjen e ish-presidentit të Finlandës, Martti Ahtisaari.

Ramushi, Ahtisaarin e cilësoi mik të madh të Kosovës, si dhe njërin ndër figurat kyçe në rrugën e shtetësisë.

“I pikëlluar për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Martti Ahtisaari, një mik i madh i Kosovës, njëri ndër figurat kyçe në rrugën tonë drejt shtetësisë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ramushi tha se populli i Kosovës është gjithmonë mirënjohës për kontributin e tij.

“Populli i Kosovës i është mirënjohës gjithmonë për kontributin e tij në shtetndërtim dhe mbështetjen në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës”, ka shkruar tutje ai.

Ish-ndërmjetësuesi kryesor i Kombeve të Bashkuara për zgjidhjen e statusit të Kosovës, ka vdekur të hënën më 16 tetor në orën 6:40 në Helsinki.