Lajme

Haradinaj përkujton Sadri Zenelin dhe dëshmorët e lirisë nga Jabllanica e Gjakovës

7 ditë më parë
nga:G C

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në përvjetorin e 26-të të ndarjes nga jeta të Sadri Zenelit, përkujtoi figurën e tij si luftëtar të flaktë dhe prijës të idealeve të lirisë, raporton GazetaBlic.

Haradinaj theksoi se Jabllanica e Gjakovës ka dhënë luftëtarë të mëdhenj, ndër të cilët ishte edhe Zeneli, një mësues dhe nismëtar i rezistencës kundër armikut.

Po ashtu, ai nderoi bashkëluftëtarët e tjerë si Ali Ramën, Ramë Mehmetin, Islam Ademajn, dhe të tjerë, që lanë gjurmë të pashlyeshme në historinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Lavdi e përjetshme dëshmorëve të lirisë!” tha Haradinaj.