Kryetari i AAK-së, njëherit kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj përmes një postimi ka përkujtuar shkrimtarin Ismail Kadare, në 89-vjetorin e lindjes së tij.
Haradinaj thekson se gjithmonë mbeti mjeshtër i përmasave botërore në zanatin e vet, shkruan GazetaBlic.
“I madh në jetë e i madh në përjetësi, mbetet Ismail Kadare. Kolosi i letrave shqipe, që sot do t’i mbushte 89 vjet, gjithmonë mbeti mjeshtër i përmasave botërore në zanatin e vet. E kujtojmë përjetësisht”, shkroi Haradinaj në Facebook.


