Lajme

Haradinaj përkujton heroin Naser Brahimaj, masakrën në Rezallë dhe Llovcë si dhe bashkëluftëtaren e tij Fetnete Ramosaj

04/05/2022 09:43
nga:Donika Fetahu

Ish-presidenti i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në profilin e tij zyrtarë në Facebook, ka përkujtuar bashkëluftëtarin e tij Naser Brahimaj, viktimat në Rezallë të Skenderajt, Llovcë të Gjilanit si dhe bashkëluftëtaren e tij Fetnete Ramosaj, raporton GazetaBlic.

Haradinaj përkujton 23 vjetorin e ndarjes nga jeta të heroit Naser Brahimaj, gjithashtu edhe viktimat në Rezallë dhe Llovcë, ku nga këto masakra ka akoma persona të pagjetur.

“5 prilli sjellë kujtimin për trimat e rrallë që kishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Kujtoj me respekt heroizmin e bashkëluftëtarit tim Naser Brahimaj, me pushkën e të cilit u shënuan shumë beteja të Luftës Çlirimtare.Sot kujtojmë po ashtu, jetët e pafajshme që barbarët i rrëmbyen në Rrezallë të Drenicës dhe në Llovcë të Gjilanit. Këto masakra, nga të cilat ende shumë të pagjetur, janë plagë e hapur e Kosovës dhe i japin zë, thirrjes sonë për drejtësi”, u shpreh Haradinaj.

Gjithashtu kryetari i AAK-së përkujtoi 3 vjetorin e ndarjes nga jeta të Fetnete Ramosaj, gruaja e cila e shkroi historinë, zërin e UÇK-së.

“Sot gjithashtu, u mbushën 3 vjet pa gruan e cila bëri dhe shkroi historinë, zërin e UÇK-së, bashkëluftëtaren time Fetnete Ramosaj”, tha Haradinaj.
I pari i AAK-së theksoi se respekti për ta forcon themelet e lirisë dhe shtetit të Kosovës.

“Përjetësisht përulem para sakrificës së atyre që dhanë nga jeta e tyre për lirinë tonë! Respekti për ta forcon themelet e lirisë dhe shtetit të Kosovës”, shtoi ish-presidenti.

Postimi: