Daut Haradinaj ka lavdëruar publikisht Kushtrim Xhemailin për kontributin e tij të çmuar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe për Kosovën, raporton GazetaBlic.
Në një postim në rrjetet sociale, Haradinaj ka theksuar se Xhemaili, pjesë e brezit të dytë të familjes Xhemaili nga Gjilani, ka luajtur një rol të rëndësishëm që nga moshë e re, duke u bashkuar me vizionin e AAK-së dhe duke kontribuar si pjesë e stafit mbështetës të grupit parlamentar, për të kaluar më pas në rolin e Zëdhënësit të partisë.
Haradinaj ka vlerësuar Xhemailin për përgatitjen e tij akademike dhe për karakterin e tij të shquar, duke e quajtur atë një djalë modest, të palodhur dhe të përkushtuar në çdo detyrë që ka mbajtur. Ai theksoi se Kushtrimi është një person i njohur për frymën e tij konstruktive dhe bashkëpunuese, gjithmonë i qetë dhe dashamirës ndaj të tjerëve.
“Unë personalisht i jam shumë mirënjohës që më ka qëndruar afër gjatë gjithë kësaj kohe, pa kursyer asgjë, duke qenë një vlerë e shtuar në çdo projekt të përbashkët politik që kemi ndërmarrë,” ka shkruar Haradinaj.
Ai ka shprehur gjithashtu mbështetje për kandidaturën e Xhemailit për deputet në listën e AAK-së, duke u uruar suksese dhe duke theksuar se kontributi i tij do të jetë një sukses jo vetëm personal, por edhe një fitore për organizatën e AAK-së.
“Do të jetë një sukses i përbashkët i organizatës tonë,” ka përfunduar Haradinaj.
h