Lajme

Haradinaj për takimin në Bruksel: Improvizime të qeverisë, Serbia po krijon epërsi!

04/04/2024 16:52
nga:Y I

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka quajtur “improvizime të Qeverisë”, bisedimet e Kosovës e Serbisë në Bruksel për çështjen e dinarit serb.

Kreu i AAK-së thotë se shkak i këtyre veprimeve, aleatët e Kosovës janë “hidhëruar” dhe se vonesat për këtë çështje shkojnë në dobi të Serbisë.

“Nuk është diçka e re për fat të keq këto janë improvizime kryesisht të Qeverisë pra nuk janë diçka serioze dhe nuk po sjellin rezultatin e duhur pra po e shihni se kemi një hidhërim ndryshe thënë me fjalë të popullit të të gjithë aleatë tanë me Kosovën pikërisht për shkak të këtyre veprimeve të Qeverisë”, thotë Haradinaj.

Haradinaj thotë se Kosova duhet të fokusohet në implementimin e planit franko-gjerman dhe se çështja e dinarit krijon epërsi për Serbinë.

“Besoj se duhet me u fokusu tek tema kryesore që është implementimi i marrëveshjes së njohur si plani franko-gjerman, kuptohet me obligimet që janë marrë sepse nëse i implementojmë këto obligime të Këshillit të Evropës të kandidaturës për BE drejt NATO-s, ngecja në çështjen e dinarit janë çështje një nga një na kthen prapa na vonon dhe kuptohet po i krijon epërsi Serbisë. Realisht Serbia po i shfrytëzon kundër Kosovës këto”, u shpreh Haradinaj./eo/