Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka dënuar ashpër sulmet ndaj gazetarëve që po ndodhin në veri të Kosovës, raporton GazetaBlic.
Përmes një shkrimi në “Facebook”, Haradinaj thotë se këto sulme janë të patolerueshme teksa ka kërkuar nga organet përgjegjëse të jenë më vigjilentë për të garantuar sigurinë fizike të gazetarëve.
“Sulmuesit të identifikohen dhe të dalin para drejtësisë”, shkruan tutje Haradinaj.
Shkrimi i plotë:
Dënojmë ashpër sulmet e vazhdueshme në veri të vendit ndaj gazetarëve dhe forcave të rendit, Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe Eulexit.
Këto sulme, sikur ky i sotëm ndaj gazetarëve të Klan Kosova, janë të patolerueshme dhe duhet që të ndalen menjëherë!
Njëherësh, kërkoj nga organet përgjegjëse të jenë më vigjilentë për të garantuar sigurinë fizike të gazetarëve, në menyrë që t’iu mundësohet të punojnë të lirë nga kërcënimet.
Sulmuesit të identifikohen dhe të dalin para drejtësisë!


