Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka publikuar një tabelë me çmimet e shtrenjtuara të rrymës dhe subvencionin e qeverisë që bëhet për fatura që janë taksa të qytetarëve.
Haradinaj ka shkruar se kryeministri Kurti nuk po e paguan diferencën me paratë e veta por me paratë e qytetarëve .
“Nuk iu desh shumë që fshehja e llogaritjes së subvencionit të dilte në pah. Rritja e çmimit real të energjisë elektrike u fsheh në llogaritarin e ZRRE-së, por që nuk zgjati shumë. Duhet ta kenë të qartë qytetarët se do të paguajnë edhe faturën që iu vjen në derë, por do të paguajnë edhe subvencionin e Qeverisë, pasi paguhet nga taksat tona. Albin Kurti nuk po e paguan diferencën me paratë e veta, por me paratë e qytetarëve”, ka shkruar Haradinaj.
Tutje, Haradinaj ka thënë se subvencionimi do të hiqet në dhjetor 2022 ndërkaq tarifat do të mbesin në fuqi.
“Qytetarë, është koha që të tregojmë se nuk mashtrohemi. Çdo tentim për të na mashtruar është djallëzor, është i ulët” shkruan Haradinaj.
Postimi i plotë:


