Lideri I AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se politika e gabuar e qeverisë Kurti ka sjellë pasoja si dinarin e peticionin, raporton Gazeta Blic.
“Fokusimi kryetar do të mbetet tash te takimi i majit të ministrave të komitetit për këshill të BE-së, ku do të kërkohet Kosovës të veprohet me Asociacionin. Zhvillimet tjera, peticioni, edhe dinari edhe të tjerat do të mund të ishin krejt tjera sikurse të ishte përcjellë dinamika e marrëveshjes së planit franko-gjerman. Të gjitha këto pasoja, dinari dhe peticioni janë pasoja të politikës së gabuar të qeverisë Kurti”, tha ai.
Duke iu përgjigjur pyetjes së Gazeta Blic për rolin e Vjosa Osmani si presidente, në trevjetorin e zgjedhjes së saj, ai e quajti atë inekzistente.
“Inekzistene. Ne kemi vetëm një pushtet, ai është Kurti dhe të gjithë të tjerët janë staf i tij”, deklaroi Haradinaj për Gazeta Blic.