Lajme

Haradinaj për protestën e nesërme të veteranëve: Protestoni qetë e me dinjitet, qeveria ta korrigjojë gabimin që ka bërë

06/15/2022 22:39
nga:Genita C

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ju ka bërë thirrje veteranëv që të protestojnë qetë dhe me dinjitet, në protestën e nesërme, raporton GazetaBlic.

Haradinaj shkruan se kjo protestë është plotësisht e drejtë, teksa i bën thirrje Qeverisë të tërheq ligjin dhe ra risjellë në Parlament për votim.

“I bëj thirrje qeverisë që ta tërheq ligjin, ta korrigjojë, të përfshijë kategoritë e lirisë brenda tij dhe ta risjellë në Parlament për votim. Është me interes që gabimi i bërë të korrigjohet”, shkruan Haradinaj.

POSTIMI I PLOTË:
Protestoni qetë e me dinjitet
Fatkeqësisht me miratimin në lexim të parë të Ligjit për pagën minimale, qeveria dhe shumica parlamentare, kanë shkelur të drejtat dhe dinjitetin e luftëtarëve të lirisë!
Prandaj edhe protesta e veteranëve e thirrur për nesër është plotësisht e drejtë!
I bëj thirrje qeverisë që ta tërheq ligjin, ta korrigjojë, të përfshijë kategoritë e lirisë brenda tij dhe ta risjellë në Parlament për votim. Është me interes që gabimi i bërë të korrigjohet.
Duke qenë në përkrahje të plotë të kësaj proteste, apeloj tek të gjithë, që të protestohet qetë e me dinjitet!