Lajme

Haradinaj për planin në Veri: Nëse nuk po jep rezultat, nuk është marre me ndërru

11/10/2022 12:13
nga:N M

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se Qeveria e Kosovës duhet t’ia bëjë një analizë planit në veri të vendit për çështjen e targave dhe se nëse s’po ec duhet të ndërrojë atë.

“S’është marre me i bë analizë planit. Pse qeveria vetëhidhërohet? Pse lyp faj te ne tjerët kur i ka përgjegjësitë? Bëje një analizë, nëse plani nuk shkon në drejtimin e duhur nuk është marre, nuk po e bëni këtë se jeni të dobët, por se plani s’po jep rezultat. Gjithë njerëzit racionalë veprojnë kështu, edhe qeveritë e superfuqive”, tha Haradinaj.

Tutje, ai tha se nëse Qeveria e gjen që vendimi për targat ka efekte dhe po jep sukses, atëherë “le të na tregojë”.

“Cila është kundërvlera që i ka thënë jo kërkesës amerikane?”, u shpreh Haradinaj.

Kërkohet largimi i Abelard Tahirit nga seanca