Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se masakra në Abri shënon ngjarjen më të rëndësishme, më krenare e më tragjike të vendit tonë, raporton GazetaBlic.
Haradinaj përmes një shkrimi në “Facebook”, ka kujtuar Vesel Demakun, Valdet Xhemajlin dhe Afrim Hajdarin.
Haradinaj ka kujtuar edhe familjen Delia ku thotë se të gjithë do të mbesin të paharruar.
Shkrimi i plotë:
26 shtatori shënon ngjarje të rëndësishme për historinë tonë, sa krenare aq edhe tragjike.
Me 1998, heroikisht do të bien në përballje me armikun, mësuesi Vesel Demaku me dy nxënësit e tij, Valdet Xhemajli dhe Afrim Hajdari.
Po atë ditë, barbarët ekzekutuan familjen Delia, po në Abri, pa kursyer askënd nga foshnja disa muajshe e deri te plaku nëntëdhjetekatër vjeçar.
Me 1991, populli i Kosovës votoi masovikisht në referendum për t’u deklaruar për Kosovën e pavarur. Akt historik, që vulosi vullnetin tonë dhe i dha shtytje procesit për liri e pavarësi.
Të paharruar janë ata që sakrifikuan për Atdheun!


