Lajme

Haradinaj për Kurtin: Rrenc i madh, për armatim i ka gjetur kontratat e gatshme

02/04/2025 22:33
nga:Y I

Sonte në emisionin “Rubikon” është paraqitur deklarata e kryeministrit Albin Kurti, ku sipas tij, tregon se sa shumë armatim ka blerë kjo qeveri, krahasuar me qeveritë e tjera.

Në lidhje me këtë, kandidati i AAK-së për kryeministër të vendit, Ramush Haradinaj e quajti Kurtin gënjeshtar dhe në lidhje me armatimin, tha se i ka gjetur kontratat e gatshme.

“Është rrenc i madh, ky rren pastër. Çështja e armatimit, ky i ka gjetur kontrata e gatshme, por nuk ia kanë ekzekutuar këto kontrata aleatët tanë këtij”, u shpreh tutje Haradinaj.