Lajme

Haradinaj për heqjen e masave ndaj mallrave serbe: Ky është koncesioni i radhës i Albin Kurtit!

10/08/2024 13:37
nga:Y I

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se heqja e masave ndaj produkteve të Serbisë, është koncesioni i radhës i Albin Kurtit, që sipas tij, “popullit i shet propagandë e Serbisë i bën koncesione”.

Haradinaj ka thënë se Kurti bën koncesione pasi paraprakisht i bën dëme të rënda Kosovës.

“Koncesionin e djeshëm tentoi ta mbulojë me 20 euro lëmoshë për pensionistët, por si shoqëri e kemi obligim ta ballafaqojmë me propagandën e tij dhe dëmet që po i bën Kosovës. E thënë edhe më herët, Kurti nuk i shërben Kosovës” shkruan Haradinaj raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë: