Ish ministrja e jashtme, Meliza Haradinaj, ka thënë se hapja e urës së Ibrit dhe pikat kufitare me Serbinë do të duhej të definoheshin si ‘kali para qerres’ për palën e Kosovës qysh atëherë kur diskutohej për planin e zbatimit të Marrëveshjes Bazike, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se asnjë nga liderët e institucioneve të Kosovës s’e kanë veçuar si marrëveshje të rëndësishme për zbatim, e as nuk janë përmendur as pas sulmit të Banjskës.
Ajo ka shtuar se momentumet e humbura mund të rikthehen të sforcuara, por me çmim shumë më të lartë!
Postimi i saj i plotë:
Hapja e Urës së Ibrit dhe pikat kufitare me Serbinë (IBM) do të duhej të definoheshin si ‘kali para qerres’ për palën e Kosovës qysh atëherë kur diskutohej për planin e zbatimit të Marrëveshjes Bazike.
NUK e kam dëgjuar asnjëherë asnjë nga liderët institucional t’a veçojnë si marrëveshje të rëndësishme e as prioritare për zbatim me aleatët tonë ndërkombëtar. Madje – nuk janë përmendur as pas agresionit të Banjskës kur të dyja këto parakushte (Ura dhe IBM) ishin dhe mbeten edhe sot vendimtare për paqe e stabilitet të përhershëm në veriun e Kosovës!
Momentumet e humbura mund të rikthehen të sforcuara, por me çmim shumë më të lartë!


