Lajme

Haradinaj për formimin e institucioneve: Na janë humb 30 ditë nga Kurti, s’besoj se do të guxojnë edhe më tutje me apliku vonesa!

14 ditë më parë
nga:Y I

I ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin është kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka folur për procesin paszgjedhor dhe seancën konstituive të Kuvendit që pritet të mbahet me datën 15 prill.

Haradinaj pati kritika sa i përket vonesave pas zgjedhjeve duke thënë se “nuk ka arsye askush me e humb asnjë ditë, asnjë orë Kosovës”.

“Së pari është shumë e dhimbshme që për herë të parë në historinë tonë të zgjedhjeve dhe pas-zgjedhjeve, sot kur po flasim jemi dy muaj nga mbajtja e zgjedhjeve dhe ende nuk është konstitua parlamenti. Eshtë ftu seanca e parë dhe shpresoj se do të konstituohet parlamenti, nuk do të vazhdohet me këtë logjikë të vonesave, 60 ditë janë shumë për me ardhë tek seanca e parë e Parlamentit. Përgjegjësia bjen mbi Qeverinë, mbi ata që udhëheqin me jetën institucionale në vend dhe vërtet është e dhimbshme kjo gjendje, është jo në rregull. Ne jemi mburr me demokracinë tonë, me zgjedhjet tona, me implementimin e shpejtë të rezultatit zgjedhor dhe është hera e parë që vërtet e kemi zhgënjy veten dhe të tjerët. Çdo ditë është e çmueshme për Kosovën edhe nuk ka arsye askush me e humb asnjë ditë, asnjë orë, asnjë ditë Kosovës” deklaroi Haradinaj.

Haradinaj tha se pret që në seancën e parë të zgjedhet kryetari dhe nënkryetarët dhe që të mos vazhdohet menjëherë me vonesa.

Ai tha se tashmë janë humbur 30 ditë nga Kurti dhe se nuk beson se të njëjtit do të guxojnë edhe më tutje me apliku vonesa.

“Në bazë të rregullores së re tani që kanë aprovu, konstituimi i Kuvendi, quhet atëherë kur janë zgjedhur të gjithë nënkryetarët. Sa e di një nënkryetar vjen nga pakicat jo-serbe dhe një vjen nga serbët. Ekziston mundësia me e kry këtë pjesën e parë të kryetarit dhe të nënkryetarëve shqiptarë sa më shpejt. Nëse strategjia e VV-së janë vonesat, ata munden me apliku pengesën, më tutje për nënkryetarin që vjen nga Lista Serbe ose edhe për pakicat tjera…munden me e vonu mirëpo nuk kanë arsye mos me e zgjedh kryetarin dhe nënkryetarët. Ata munden mos me e përbyll, me e krye 2/3 e saj, zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarët shqiptarë e pastaj duke i vonuar nënkryetarët e pakicave munden me e vonu më tutje. Por ajo që pres në seancën e parë është me rëndësi që të zgjedhet kryetari dhe nënkryetarët.Po shpresojnë që s’do të vazhdojnë menjëherë me vonesa, me dhan betimin dhe pastaj me na ftu njëherë tjetër….po shpresoj të paktën se do të fillojnë me punë, mendoj se edhe ata e kuptojnë se është një pritje e opinionit publik, e ndjejnë presionin e qytetarëve të mediave, të palëve e që të mos vonojnë më shumë sepse kjo vonesë është prej tyre. Nëse në të kaluarën 30 ditë kanë qenë të mjaftueshme për seancën konstituive këta na humbën 30 ditë, veç jemi 30 ditë vonesë për shkak të Kurtit. Nuk besoj se do të guxojnë edhe më tutje me apliku vonesa sepse vërtet do të jenë të identifikum si ata që po vonojnë Kosovën, jo, veç një çështje të caktuar por Kosovën, interesat e njerëzve, jetën e qytetarëve, zhvillimin e tj” deklaroi Haradinaj në Blic interview raporton “Gazeta Blic”

/Gazeta Blic/

7 ditë më parë

Çitaku: PDK nuk do të ndryshoj qëndrim për votimin e Vjosa Osmanit si presidente – Kurti ta zhbllokoj situatën politike, vendi ka nevojë për institucione