Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar sot se Kryeministri Kurti po bënë lojë të dyfishtë sa i përket dialogut, shkruan Gazeta Blic.
Haradinaj, ka theksuar se Kurti po i fsheh diçka Kosovës, dhe se ka diçka më shumë nga ato që thuhen.
“Mendoj që është te lujt një lojë të dyfishtë kryetari i qeverisë sa i përket dialogut. Po mudnohet me mabjtë qëdrimin që dialogu nuk është në interes të tij e nga ana tjetër po merret me të, por po mundohet me ja fsheh Kosovës këtë fakt. Kurti po i fsheh diçka Kosovës, unë mendoj që obligimet e tij në dialog kanë shku më larg se sa ato që i thuhen Kosovës. Të gjitha shenjat flasin që Kurti është shumë më në temë në dialog se sa ai ja shpjegon popullit të vet”, ka thene Haradinaj në T7.
Haradinaj: Edhe me dashtë Qeveria me qenë kundër UÇK-së, nuk mundet sepse e gjithë Kosova është UÇK


