Lajme

Haradinaj për deputetët e VV-së: Nga gjysma e seancës bëjnë hajgare me ne, kalojnë në banalizim!

09/02/2021 21:20
nga:Y I

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, duke folur për situatën pandemike tha se qeveria Kurti ka arrogancë numrash.

Ai tha se deputetët e VV-së, nga gjysma e seacës bëjnë hajgare me ta në Kuvend, pra kalojnë në banalizim.

“Ka gjysa e seancës bëjnë hajgare me ne, kalojnë në banalizim të situatës. Raporti i numrave nuk po na jep efekt’ tha Haradinaj në “Debat Plus” raporton Gazeta Blic.

Panelistët kanë insistuar në pyetjet drejtuar Haradinaj se opozita i ka 40 deputetë dhe duhet të thërrasë në interpelancë Qeverinë.

Haradinaj: Qeveria do të duhej të bënte fushatë vaksinimi, lajmi për skadimin e 133 mijë dozave më ka mërzitur shumë