Lajme

Haradinaj për anëtarësimin në NATO: T’i veshim çizmet e rrethit më të sigurt në botë

11/04/2024 19:01
nga:G B

Kandidati për kryeministër nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj sonte në emisionin “DPT te Fidani” ka folur në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në NATO, duke thënë se duhet veshur, siç u shpreh ai, çizmet e rrethit më të sigurt në botë.

Haradinaj u shpreh se ky anëtarësimin nënkupton ushtrinë edhe në veri të vendit, përcjell Klankosova.tv.

“Mënyra që Kosova t’i shpëtojë të gjitha rreziqeve, ideve që mund të lodhin pastaj, e ti të kalosh në mbrojtje, është sulmi drejt NATO-s, me hy në NATO. Nëse ne nuk i japim kohë askujt të na kritikojë, por që në javën e parë të qeverisjes, e dërgojmë Asociacionin në Gjykatë Kushtetuese, ne mënjëherë ofensivën e vazhdojmë, iu themi ne jemi ndryshe”.